EKOGRAFI

Ekografia është një ekzaminim mjekësor jo invaziv i cili i ndihmon mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme.

RM përdor një fushë të fuqishme magnetike, valë radio dhe një kompjuter për të prodhuar pamje të detajuara të organeve, indeve të buta, kockave dhe virtualisht të gjitha strukturave të tjera të brendshme të trupit. RM nuk përdor rrezatim të jonizuar (rrezet x). Imazhet e detajuara të RM i mundësojnë mjekut të vlerësojë më mirë pjesët e trupit dhe sëmundje të veçanta që nuk mund të përcaktohen në mënyrë të përshtatshme me metodat e tjera të imazherisë si grafinë, ekografinë ose tomografinë e kompjuterizuar (e quajtur edhe CT ).

Cilat janë disa nga përdorimet e zakonshme të procedurës?

Rezonanca Magnetike gjithashtu përdoret për të diagnostikuar:

  • Sëmundjet e organeve të abdomenit ( mëlçia, veshkat, pankreasi, limfonodujt,shpretka etj.)
  • Sëmundjet e zemrës, arterieve koronare, aortës, strukturave dhe pareteve kardiake pa përjashtuar dhe një vlerësim të dëmtimeve të shkaktuara nga infarkti i miokardit ose sëmundjeve progresive të zemrës.
  • Angio RM për vlerësimin e enëve të gjakut në të gjithë organizmin.
  • Vlerësim i detajuar i patologjive të tëmthit dhe rrugëve biliare intra dhe ekstra hepatike dhe pankreasit (MRCP) si alternativë e ERCP invazive.
  •  Një vlerësim shumë i detajuar krahasuar me të gjitha ekzaminimet e tjera imazherike të indit cerebral dhe palcës së kurrizit si në ndryshimet anatomike ashtu dhe në ato funksionale.
  • RM ka prioritet në vlerësimin e strukturave më të imëta të artikulacioneve përfshirë ligamente, kapsul artikulare dhe likid intraartikular.
  • Jep informacion të rëndësishëm në patologjitë funksionale anatomike të organeve të riprodhimit seksual si mitra, vezoret dhe testikujt.
  • Lënda e kontrastit e përdorur në ekzaminimet e RM ka më pak mundësi të prodhojë reaksione alergjike sesa kontrastet me bazë jodi të përdorura në ekzaminimet e tjera radiologjike.

Rreziqet

  • Rezonanca Magnetike nuk paraqet ndonjë rrezik për pacientin kur ndiqen udhëzimet përkatëse të sigurisë.
  • Nëse përdoret qetësuesi, mund të ketë rrezik për mbidozë të qetësuesit. Teknologu ose infermierja monitorojnë shenjat tuaja të jetës për të minimizuar rrezikun.
  • Megjithëse fusha e fortë magnetike nuk është e dëmshme në vetvete, pajisjet të tilla si proteza, stent etj. metalike jo të përshtatshëm për RM mund të pësojnë zhvendosje gjatë ekzaminimit duke dhënë probleme serioze  për shëndetin, për këtë arsye bëhet një anamnezë e mirë paraprake për praninë e trupave të huaj në organizëm.
  • Ka një rrezik shumë të vogël për reaksion alergjik nëse injektohet lëndë kontrasti. Reaksione të tilla janë zakonisht të lehta dhe kontrollohen mirë nga medikamentet.