Endokrinologji

Endokrinologji

Kabineti i Endokrinologjisë ne International Turkish hospital, ndihmon pacientët për të jetuar të shëndetshëm dhe aktiv, pavarësisht problemeve që ata kanë me diabetin, obezitetin, sëmundjet e tiroides apo patologji të tjera endokrine. Qëllimi ynë është të identifikojmë shkaqet e problemeve të ndryshme endokrine dhe të gjejmë mjekimin më të mirë. Ne gjithashtu i kushtojmë shumë kujdes edukimit të pacientëve që vuajnë nga këto patologji, që shpesh u ndryshojnë cilësinë e jetës.

Shërbime dhe Trajtime

  • Diagnostikimi dhe trajtimi i patologjive të tiroides, hypertiroidizmit, hypotiroidizmit,
    nodujve të tiroides etj
  • Trajtimi dhe monitorimi i pacienteve me Diabet Metitus tip 1 dhe tip 2
  • Kirurgji të tiroides dhe paratiroides
  • Trajtimi dhe monitorinimi i Diabetit Gestacional (diabetit të shtatzanisë)
  • Kontrolli dhe trajtimi i komplikacioneve akute dhe kronike të diabetit
  • Kryerja e FNA-Citologjisë së nodujve të tiroides, shintigrafisë së tiroides dhe trajtimit me jod.
  • Trajtimi dhe monitorimi i kancerit të tiroides
  • Diagnostikimi dhe trajtimi i patologjive të paratiroides.
  • Diagnostikim dhe trajtimi i patologjive të glandulës adrenal (surenale).
  • Diagnostikimi dhe trajtimi i patologjive të hipofizës (akromegali, prolaktinomë, diabet insipid etj)
  • Kirurgji të hipofizës