Informacione te pergjithshme

Informacione te pergjithshme

Rreth nesh

Pranë International Turkish Hospital është ndërtuar dhe një sektor estetike, i cili mban emrin e një specialisti estetist Oktay Tuney. Mjeku specialist ka vite që operon në tregun e huaj dhe së fundmi me eksperiencën e tij do të shtojë një gramë në bukurinë dhe në aspektin estetik të secilit prej nesh dhe në Shqipëri.

Specialisti ynë vjen nga Turqia dhe ka studiuar në universitetin e Malatya İNÖNÜ dhe është i njohur botërisht si një ndër mjekët më të suksesshëm në transplantin e flokëve. Me mbi njëmijë operacione të suksesshme në transplantin e flokëve, mustaqeve, mjekrës dhe vetullave për rreth tetë vjet ai ka grumbulluar një eksperiencë substanciale të cilën e ka investuar për të arritur rezultatet më të mira të mundshme. Nëpërmjet këtyre rezultateve ai ka fituar mirënjohjen, respektin dhe kënaqësinë e pacientëve të tij.

Që prej vitit 2007 ai ka kryer transplante me teknikën më të re Fullicolar Unit Extraction (FUE). Në vitin 2009 ka krijuar kompaninë e tij World Plast Hair Center. Me vendosmerinë e tij në këto tetë vite pune me rezultate maksimale, vitet e fundit ai është ftuar, për të shpërndarë ekspertizën e tij si një specialist i skalpit, nëpër një sërë konventash dhe festivalesh në Turqi dhe në vende të tjera të botës. Përfshijmë këtu konferencën e parë botërore të skalpit “ECURI Scalp Pigmentation” e cila u mbajt në Amsterdam, për transplantin e flokëve dhe turizmin mjekësor në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irak dhe së fundmi, por jo e fundit në Sivas në Turqi ku transmetoi dhe mjeshterinë e tij nëpër trajnime dhe konferenca të mbajtura nga një prej spitaleve më të njohura në Turqi: Medicana Health Group, ku edhe ushtron mjeshtërinë e tij.