TEKNIKA FUE

TEKNIKA FUE

Follicular Unit Extraction (FUE) është një metodë pa prerje të lekurës dhe pa shenja ku me anë të një pajisjeje të dedikuar merren rrënjët e flokut një e nga një në një thellesi 0,9 mm nën lekure.

Kjo është një metodë e avancuar e asaj që zbuloi Dr. Ray Woods dhe asaj që zhvilloi Dr. William Rassman. Ndër vite njerëzit humbasin flokët e tyre për një sërë arsyesh të ndryshme. Për ta fshehur këtë problem shumë prej tyre zgjidhnin të vinin paruke, të rrisnin flokët në zonën ku kanë për të mbuluar zonen në të cilën nuk kanë flokë ose të qethen totalisht. Për ti bërë ballë të gjithë këtyre problemeve dhe vështirësive erdhi si zgjidhje teknika FUE.

Një përshkrim i shkurtër i proçedures: Si fillim bëhet një identifikim se ku mungojnë flokët dhe më pas qethet koka. Përcaktohet hapësira ku do të vendosen dhe forma të cilen do të marrin flokët e rinj. Bëhet një anestezi lokale në vendin ku do të merren flokët ne zonën donator siç e quajmë ( midis dy veshëve ). Më pas merren flokët me pajisjen e dedikuar në thellësinë 0,9 mm dhe hapen kanalet në zonën ku do të vihen graftet e marra. Pasi hapen kanalet vendosen graftet një e nga një nëpër to. Në zonën e pasme, aty ku janë marre floket aplikohet një pomadë me antibiotik dhe kjo zonë fashohet. Në këtë mënyrë puna quhet e përfunduar. Një ditë pasi është bërë transplanti hiqet fasho në zonën e pasme të kokës dhe pas tre ditësh bëhet larja e parë e kokës. I gjithë rezultati i punës varet 50% nga puna që bën ekipi që kryen transplantin dhe 50% nga vetë pacienti, kjo për sa i përket kujdesit që ai do të tregojë në ditet e para pas transplantit. Ekzistojnë një sërë kufizimesh dhe udhëzimesh të caktuara që jepen prej ekipit për mënyrën e trajtimit pas transplantit.

Ata që kanë alergji nga ndonje ilaç, që kanë sëmundje kardiovaskulare, sëmundje sheqeri dhe kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm, gjatë operacionit i jepet shumë rëndësi çështjeve që duhet patur kujdes.