MEZOTERAPIA E FLOKEVE

MEZOTERAPIA E FLOKEVE

Mezoterapia e flokëve është ushqyerja e flokëve me vitaminat minerale të nevojshme dhe e lekurës me disa doza të vogla ilaçesh për rritjen e qarkullimit të gjakut. Mezoterapia është një metodë plus për të parandaluar rënien e flokëve.

Nga vetë kuptimi fjala mezoterapi është një terapi qe bëhet në shtresën e mesme të lëkurës. Kjo metodë me injeksion përdoret në fytyrë, në flokë dhe në lëkurë.Me anë të mezoterapisë ne i japim rrënjëve të flokut agjentët e nevojshëm dhe ndikimi i tyre duket në një kohë shumë të shkurtër. Mezoterapia në flokë bëhet në zonën e dëshiruar për të ndaluar rënien e flokëve, për të rritur cilësinë e flokëve ekzistentë dhe për të aktivizuar proçesin e rritjes së flokëve.

Të gjithë personat të cilëve ju ka rënë floku për shkak të stresit, për arsye stinore apo shqetësime si dhe pas shtatzanisë sygjerohet mezoterapia.

Proçedura zgjat 20-25 minuta. Seancat janë të përshtatshme një herë në javë dhe ne varësi të gradës së rënies. Në total rekomandohen 8 seanca. Katër seancat e para një herë në javë, katër seancat e tjera cdo 15 ditë. Sipas nevojës dy seancat e fundit mund të bëhen cdo 15 ditë ose një herë në muaj.

Pas 5 deri 7 seancash vihen re ndryshime të dukshme. Pra, për ti vënë re dukshëm efektet duhet të kalojnë dy muaj.

Përfitimi që marrim nga vitaminat e injektuara është oksigjenimi i çdo pike dhe ndalimi i plakjes.