SHERBIMI PER PACIENTET

Shkallët e trajtimit nëpërmjet MEDinIstanbul

1- Si te na kontaktoni

Ju mund të kontaktoni MEDinIStanbul nëpërmjet zyrës tonë në Tiranë:

– Duke telefonuar kordinatorin tonë të pacientëve
– Duke ardhur personalisht tek zyrat tona në BLLOk-Tiranë
– Duke dërguar e-mail në info@medinistanbul.al

2- Plani i procesit të kurimit

Nqs janë në gjendje që të paraqiten gjatë operimit te procesit te planifikimit, ne do të ishim të lutur që ta bënim planin e operimit bashkë me ta.

Informacionet që zotërojnë pacientët dhe dokumentacioni që ata na dërgojnë për problemt e tyre mjekësore do të jenë të mjaftueshme për të zhvilluar planin e kurimit.

Planet e kurimit janë specifike për çdo pacient dhe ato do të zhvillohen nga bordi këshillues i cili është i përbërë nga doktorë të specializuar. Nqs mund të ketë më shumë sesa një alternativë, ne do të kontaktojmë me pacientin dhe do ta marrim vendimin së bashku.

Pacientët mund të kenë akses të shpejtë tek doktorët më të mirë dhe zhvillimet mjekësore si doktorët që janë të specializuar për sëmundjen e tyre. Vlerësimi i gjendjes së pacientëve dhe feedback jepen brenda 24 orëve. Pacientët mund të kenë akses tek të gjitha opsionet e cmimeve për kurimin e tyre, dhe mund të bëjnë krahasimin me alternativat e tjera.

3. Mbërritja dhe akomodimi në Turqi

Biletat e avionit mund të sigurohen nga vetë pacienti ose nga MEDinIStanbul, kjo varet nga vetë zgjedhja e pacientit.

Nqs gjendja shëndetësore e pacientit nuk e lejon një fluturim normal, ne mund ta marrim pacientin nga ku ai ndodhet me një avion ambulancë.

Nëse pacientët duhet të qëndrojnë në një hotel para fillimit të kurimit, rezervimi i hotelit mund të bëhet nga vetë ata ose nga MEDinIstanbul, kjo varet nga zgjedhja e pacientit.

Ne ju marrim nga aeroporti dhe ju mundësojmë mbërritjen e sigurtë në hotelin apo spitalin ku do të qëndroni, varet nga situata.

4. Procesi i kurimit

Kurimi dhe trajtimet bëhen në spitale të certifikuara nga JCI, secili i pajisur me pajisje mjekësore të cilësisë së lartë dhe një staf të specializuar.

Nqs pacientët kanë qëndruar një natë përpara operacionit në hotel, ne i marrim pacientët nga hoteli dhe i dërgojmë ata në spital ditën e ndërhyrjes kirurgjikale.

Pacientët nuk hasin ndonjë problem komunikimi në gjuhën turke pasi  asistentët e MEDinISTANBUL ndjekin të gjithë procesin e mjekimit së bashku me pacientët. Ne i shoqërojmë pacientët në të gjitha shkallët e kurimit në 24 orë dhe 7 ditë të javës.

Cdo stad i kurimit tuaj ndiqet nga doktorët e MEDinIstanbul.

5. Kthimi nga Turqia

Ne bëjmë organizimin e duhur për kthimin e pacientëve nga spitali në ditën që është planifikuar largimi i tij. Ne mundësojmë transportimin e pacientëve në aeroport.

6. Pas kurimit

Pacientët mund të na kontaktojnë në cdo kohë pasi ato kthehen në shtetin e tyre për mbështetje pas-kurimit. Zyra jonë dhe përfaqësuesit e shërbimit në shtetin e tyre do ti asistojnë ata në lidhje me këtë cështje.

Ju nuk e keni të nevojshme të bëni një kërkim mbi spitalet, kurimet dhe cmimet. Ne i bëjmë të gjitha kërkimet për ju dhe ju ofrojme disa alternativa të mundshme.

Takimi i pacientëve në Turqi, akomodimi i tyre dhe ndjekja e kurimit bëhet nga një skuadër e MEDinIstanbul, dhe pacienti informohet rregullisht.