IVF

Qendra jonë e Fertilitetit In Vitro në Stamboll

Qendra e Fertilitetit In Vitro, një qendër që përqëndrohet në shërbimet e infertilitetit dhe bebes in vitro, mban në plan të parë sigurinë dhe privatësinë e pacientit, është një qendër inovatore dhe gjithmonë drejt përmirësimit. Qendra jonë e përbërë nga klinika In Vitro e pajisur me teknologji të lartë, laboratorë embriologjik, andrologjik dhe qendra e diagnozës gjenetike është brenda standarteve botërore dhe 70-80% të rasteve janë të suksesshëm. Me mënyra të përmirësuara çdo ditë më shumë familje pa fëmijë kthehen me rezultate të gëzueshme në shtëpi.

ÇFARË ËSHTË İNFERTİLİTETİ?

Infertiliteti është kur nuk arrihet shtatzania mbas raporteve të rregullta seksuale, pa u mbrojtur ose shtatzani që përfundojnë me abort. 15% e njerëzve përballen me infertilitetin. Një çift që ka një fëmijë, edhe pse nuk ka asnjë problem nga ana e femrës apo mashkullit për të ngelur shtatzënë për herë të dytë, edhe pse me raporte të rregullta seksuale, përqinja për të ngelur shtatzani çdo muaj është 25%. Në fund të vitit mundësia e çifteve për të ngelur shtatzane është 85%, por 15% futen në grupin e përkufizimit të infertilitetit.

Në përgjithësi 40% e rasteve të infertilitetit varen nga infertileteti te meshkujt, 15% probleme me ovulacionin te femrat, 15% probleme me mitrën dhe tubat e fallopit, 30-40% probleme dhe te meshkujt dhe te femrat. 15% të rasteve testet janë normale, nuk ka ndonjë problem të dukshëm. Kjo quhet infertilitet i pashpjegueshëm.

Në diagnostifikimin dhe kryesisht në trajtimin e pacientëve me infertilitet, 15 vitet e fundit janë bërë shumë zbulime shkencore dhe teknologjike. Më anë të zhvillimeve teknologjike të tjera që ndihmojnë bebet in vitro dhe lindjen e fëmijëve, shumë familje që nuk kishin shpresa të bëheshin me fëmijë kanë tani mundësinë të kenë fëmijë.

Arsyet e Infertilitetit

Arsyet e Infertilitetit te femrat

  • Probleme me ovulacionin: Shfaqet kur femra ka menstruacione të parregullta ose nuk ka fare. Do të thotë që ovulacioni ndodh në mënyrë jo të rregullt ose nuk ndodh fare.
  • Dëmtimi ose bllokimi i kanalit të mitrës: Kur ka dëmtim të pjesshëm ose të plotë të kanalit të mitrës, pengohet takimi i spermës me vezën brenda në kanal dhe e bën të pamundur shtatzaninë.
  • Endometriozis: Endometrioza është një çrregulllim i dhimbshëm ku indet të cilat normalisht ndodhen brenda në mitër ( endometer ) rriten jashtë mitrës.
  • Mosha e femrës: Me kalimin e viteve pakësohen rezervat e vezëve në vezoren e femrës. Pakësimi i rezervave bën që të pakësohen mundësitë për të ngelur shtatzënë mbas moshës 37 vjeç. Mbas moshës 40 vjeç, kjo përqindje bie në 5%.
  • Faktorë që i përkasin jetës së përditshme: stresi, duhanpirja, konsumi i alkolit, ushqyerja, përdorimi i vazhdueshëm i disa ilaçeve e ulin mundësinë për të ngelur shtatzënë.

Arsyet e Infertilitet te Meshkujt

  • Pakësim i numrit të spermës, lëvizjes dhe morfologjisë janë disa nga shkaqet që hasen më shumë. Për të kontrolluar këtë gjendje bëhet Testi Spermogram. Që ky test të japë rezultate të sakta duhet që pacienti të dorëzoje kampionë pasi ka patur raporte të rregullta seksuale 3-5 ditore.
  • Normalisht numri i spermatozoideve është 20 milion/ml, përqindja e spermatozoideve në lëvizje është 30% dhe përqindja e spermatozoideve si përbërje është 4% ( sipas vlerësimit morfologjik Kruger ). Kur vlerat e spermogramit dalin më poshtë se vlerat e lartpërmendura, kemi të bëjmë me nje pengesë për shtatzani në rrugë normale.
  • Rezultatet më të rënda janë kur nga analiza e spermogramit del që nuk ka fare sperm dhe quhet Azoespermia.

Arsyet e prishjes së Parametrave të Spermës

  • Dëmtime hormonale: Probleme me prodhimin e hormonit testosteron te meshkujt mund të jetë arsyeja e problemeve me infertilitetit.
  • Sëmundje infektive: Inflamacioni ose bllokim të kanaleve mund të jetë një nga arsyet.
  • Arsyet gjenetike: Ilaçet e kimioterapisë të përdorura në sëmundjet imunologjike ose kanceroze. ose trajtimi me rreze i përdorur në radioterapi. ( para këtyre mjekimeve duhet që sperma të ngrihet dhe te ruhet e tille)

ivf4x

Pyetje të Shpeshta

1. Sa zgjat trajtimi për bebe in vitro?

Kohëzgjatja për bebe in vitro ndryshon sipas protokollit të zgjedhur. Protokolli i gjatë zgjat 45 ditë. 30 ditët e para të kësaj periudhe janë përgatitje e pacientit në shtëpi duke përdorur ilaçet e dhëna. Pas kësaj fıllon periudha e stimulimit të vezoreve. Kjo zgjat afërsisht 10 ditë. Më pas fillon mbledhja e vezëve, përzgjedhja e vezëve dhe në fund transferimi i embrionëve. 12 ditë mbas tranferimit bëhet testi i shtatzanisë në gjak. Ndërsa në protokollin  e shkurtër, fillohet direkt me stimulimin e vezoreve pa periudhë parapërgatitore. Hapat mbas kësaj janë njëlloj me hapat në protokollin e gjatë. Protokolli i shkurtër zgjat afërsisht 18 ditë.

2. Ka ndonjë periudhë të veçantë për fillimin e trajtimit?

Trajtimi fillon ditën e dytë ose të tretë, duke e pranuar si ditë të parë ditën e parë të menstruacioneve. Fillimisht bëhet vlerësimi i rezervave të vezoreve me anë të ekografisë. Nëse nuk janë bërë më përpara, bëhen analizat e hormoneve dhe spermës. Nëse analizat janë të përshtatshme për fekondim, kontrollohet nëse kanalet e mitrës janë të hapura. Në qoftë se planifikohet bebe in vitro, zgjidhet protokolli  i duhur.

3. Është e rëndësishme mosha e femrës për trajtimin?

Fatkeqësisht po. Sidomos mbas moshës 35, fillon pakësimi i rezervave të vezoreve dhe bëhen më të qarta ndryshimet që fillojnë në strukturën e vezëve. Edhe problemet me strukturën gjenetike të vezëve janë më të shumta me kalimin e moshës. Lidhur me këtë, pakësohet mundësia për shtatzani dhe rritet mundësia për humbje të shtatzanisë. Sidomos mbas moshes 38 vjeç këto probleme theksohen.

4. Cilat analiza duhet të sjell në fillim?

Në takimin e parë sillen: analizat e hormoneve, eko e mitrës, raportet e ekove të mëparshme, të dhëna rreth bebes in vitro të mëparshme nëse është provuar, analizat e spermës, analizat gjenetike nëse është bërë biopsi më përpara dhe në qoftë se ka kaluar operacion të testit.

5. Në qendrën tuaj bëhet vetëm trajtimi për bebe in vitro?

Në qendrën tonë perveç bebes in vitro, bëhet dhe imunizimi intra uterine, ndjekja e ciklit, histeroskopi që filmon brënda mitrës me anë të një kamere, laparoskopi që analizon vezoren dhe mitrën duke u futur nga barku. Gjithashtu bëhet eko mitre, analize e detajuar e spermës, përgatitje e spermës për fekondim.

6. Sa herë mund të provohet in vitro?

Nuk ka kufizim në numër për in vitro, por mbas provës së trete mundësite për të patur sukses pakësohen.