PET - CT

OFERTA SPECIALE

PET – CT për gjithë trupin në Stamboll

Fluturim + Hotel të përfshira 1199 Euro

Çfarë është PET – CT ?

PET – CT është një modalitet imazherie  që jep informacion të detajuar metabolik dhe morfologjik në të njejtën kohë rreth të gjitha organeve të trupit dhe që vitet e fundit ka hapur një epokë të re të imazherise onkologjike. Kjo mënyrë që jep imazherinë 3-dimensionale të të gjithë trupit me metoda tomografike funksionon duke futur në trupin e njeriut një dozë shumë te vogël të substancave radioaktive nëpërmjet damarëve, pa efekte anësore. Me anë të kësaj teknike të imazherisë mjekësore më të përparuar të kohëve të fundit bëhet lokalizimi i indeve aktive të tumorit në masat që dyshohen të jenë malinj, përcaktimi i gradës së perhapjes së kancerit, vlerësimi i reagimit ndaj trajtimit të aplikuar te pacienti, planifikimi i radioterapise, ndjekja e periudhës pas trajtimit te pacientët me kancer për të parë nëse është përsëritur semundja etj.

Llojet më të përhapura të kancerit për të cilat përdoret më shumë imazheria onkologjike PET/CT janë:

  • PET/CT Kanceri i mushkërive
  • Tumoret e kokës dhe të qafës
  • Kanceri i kolonit dhe rektum
  • Limfoma
  • Melanoma malinje
  • PET/CT kanceri i gjirit
  • PET/CT kanceri i tiroideve
  • Kancer gjinekologjik si i ovarit, endometrioza dhe cervikal ( qafa e mitrës)
  • Tumoret primare ose metastatike të trurit
  • Kërkimi rreth tumoreve që nuk u është percaktuar zanafilla

FDG(Fluorodeoxyglucose) ilaçi që përdoret në PET/CT, duke treguar një shpërndarje biologjike te të gjitha indet që kanë bazë energjie glukozën,  krijon mundësinë që të fotografohen të gjitha organet e trupit.  Bazuar në principin që FDG  të tregojë aktivizim kur dendësia e indit të tumorit aktiv është më e madhe se normalja, PET/CT  onkologjik është shndërruar ndër metodat më të rëndësishme të imazherisë në diagnostikimin dhe trajtimin e të sëmurëve me kancer.

PET/CT kardiak është një mënyre shumë e suksesshme për të parashikuar nëse mund të përfitojnë nga kirurgjia bypass dhe nëse ndodhet ind muskulor i aktivë në zemrën me infarkt te të semurët kardiologjikë që kanë kaluar infarkt ose kandidatet per kirurgji bypass të arterieve koronare.

Si bëhet aplikimi i PET – CT ?

Pasi mbarojnë proceset parapergatitore, shikohen në fund dhe vlerat e sheqerit në gjak. Nëse në analiza vlera e sheqerit  del midis 60-150 mg, atëherë nuk ka asnjë pengesë për imazherinë PET. Pastaj, nëpërmjet damarit injektohet ilaçi FDG, një lëndë radioaktive. Më pas pritet 40-60 minuta që ilaçi të përhapet në të gjithë trupin. Një pikë tjetër e rëndësishme para dhënies së ilaçit është se duhet të përdoren ilaçe qetësuese që reduktojnë punën e muskujve. Është e rëndësishme që gjatë periudhës së pushimit i sëmuri të mos levizë në asnjë mënyrë dhe në qoftë se nuk e ka shumë të nevojshme të mos flasë. Pasi plotësohet periudha e pritjes i sëmuri dërgohet në dhomën e imazherisë. Pasi futet në dhomën e fotografimit, në varësi të përmasava të të sëmurit duhet një periudhë fotografimi prej 20-40 minutash. Gjatë kësaj periudhe merren imazhe 3-dimensionale. Mbas fotografimit i sëmuri dërgohet serish në dhomën e pushimit.

bilgi2Bilgi1