RADIOLOGJI INTERVENCIONUESE

Çfarë është biopsia?

Një biopsi është heqja e indit dhe qelizave në mënyrë që të bëhet diagnostifikimi i saj për sëmundje. Mostrat e indit mund të merren nga çdo pjesë e trupit. Biopsitë mund të bëhen në disa mënyra të ndryshme. Disa biopsi bëhen duke hequr një copë të indit me një gjilpërë, ndërsa disa të tjera me anën e ndërhyrjeve kirurgjikale duke hequr të gjithë masën që është e dyshimtë.

Shpesh, indi hiqet me anën e gjilpërës ndërmjet lëkurës në zonën abdominale. Biopsia mund të bëhet në mënyrë të sigurtë me udhëzues imazherik si ekografi, x-ray, tomografi e kompjuterizuar (CT), apo rezonanca magnetike (MRI). Këto lloj imazherish përdoren për të përcaktuar se ku duhet vendosur gjilpëra dhe ku do të kryhet biopsia.

Cilat janë përdorimet më të zakonshme të procedurës?

Kur patologjia përcaktohet, testet imazherike ndihmojnë në vlerësimin nëse është benjin (jo-kancerogjen) apo malinj (kancerogjen). Nëse pamjet imazherike nuk mund të përcaktojnë qartë anomalinë, mund të jetë e nevojshme një biopsi.

Zakonisht, një biopsi kryhet për të ekzaminuar inde ose qeliza për sëmundje të ndryshme. Biopsitë janë shpesh të përdorura për të diagnostikuar kancerin, por gjithashtu ato mund të ndihmojnë në identifikimin e kushteve të tjera si infeksionet dhe çrregullimet autoimune. Ata mund të kryhen gjithashtu për të bërë lidhjen e indeve të organeve përpara një transplanti.

Biopsitë mund të kryhen në disa pjesë të trupit për disa arsye. Në listën e mëposhtme specifikohen llojet më të zakonshme të biopsisë dhe përse ato janë të nevojshme:

  • Biopsia abdominale përdoret për të diagnostikuar nëse limfonodulat në bark janë malinj apo beninj. Limfonodulat mund të jenë të vendosura në shtresat dhjamore, thellë në abdomen. Një mostër e limfonodulës hiqet nëpërmjet lëkurës nën ndjekjen imazherike (ekografi ose skaner), nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale me anë të laparaskopisë ose me anë të ndërhyrjes kirurgjikale të hapur.
  • Biopsitë e kockave përdoren për të ekzaminuar kancerin apo infeksionin në kocka. Kjo lloj biopsie mund të kryhet nëpërmjet lëkurës me anë të gjilpërës bioptike ose ndërhyrjes kirurgjikale.
  • Biopsia e palcës së kockës përdoret për të diagnostifikuar kancerin në gjak, si leuçemia. Një mostër e vogël e kockës dhe e palcës së kockës hiqet me anën e gjilpërës. Ndonjëherë, hiqet vetëm palca për ekzaminimin.
  • Biopsia e gjoksit përdoret për të përcaktuar nëse një limfonodul në gjoks është malinj apo beninj. Ajo mund të kryhet në disa mënyra:
    o Ultratingull (Ekografi)
    o MRI (Rezonancë Magnetike)
    o Mamografi
  • Biopsia Endometrike mund të përdoret kur kërkohet për arsye të gjakderdhjes jonormale të mitrës, për të ekzaminuar ndryshime prekancerogjene indore të qafës së mitrës dhe për të diagnostifikuar kancerin. Kjo lloj biopsie mund të kryhet duke përdorur një gjilpërë si pajisje për të kapur një mostër për ekzaminim.
  • Biopsia e veshkës (renale) përdoret për të ekzaminuar dëmtimet e veshkës, inflamacionin në veshkë ose ndonjë tumor të dyshimtë. Ajo mund të përdoret gjithashtu për të ekzaminuar një veshkë të transplantuar për shenja të mospranimit të transplantit. Biopsitë e veshkës bëhen me udhëheqje imazherike (ekografi ose CT) duke përdorur një gjilpërë bioptike për të hequr një pjesë të vogël të indit ose qelizës.
  • Biopsia e mëlçisë përdoret për të diagnostikuar sëmundjet e mëlçisë si hepatitit C, cerozës, infeksionit dhe kancerit. Ajo mund të përdoret gjithashtu për të ekzaminuar mëlçinë e transplantuar për të parë shenjat e pranimit të transplantit. Ky është një indikacion frekuent tek fëmijët. Biopsia e mëlçisë mund të kryhet duke vendosur një gjilpërë bioptike nëpërmjet lëkurës. Ajo mund të kryhet edhe nëpërmjet një kateteri që vendoset në venën e qafës për të marrë një mostër indi, ose me anë të ndërhyrjes kirurgjikale.
  • Biopsia e mushkërisë ose e limfonodulave në krahëror kryhet kur një anomalitet vihet re në mushkëri gjatë skanimit me rreze-x ose CT. Biopsia e mushkërisë mund të kryhet nëpërmjet bronkoskopisë duke futur nje instrument që quhet bronkoskop në gojën e pacientit për të arritur te zona e biopsisë; nëpërmjet lëkurës duke vendosur një gjilpërë në sipërfaqe ose nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale duke hequr mushkërinë.
  • Biopsia e nyjeve limfatike kryhet kur ka një numër të madh ose anormal nyjesh limfatike. Ata kryhen me anë të një gjilpëre bioptike ose me anën e ndërhyrjes kirurgjikale.
  • Biopsia e muskulit përdoret për të diagnostikuar infeksionet që prekin muskulin, difektet në muskul dhe sëmundjet e indeve lidhëse dhe të venave të gjakut. Kjo lloj biopsie mund të kryhet duke përdorur një gjilpërë/ age bioptike ose me anë të ndërhyrjes kirurgjikale.
  • Biopsia e nervave përdoret për të ekzaminuar dëmtimet e nervave të vegjël, degjenerimin dhe shkatërrimin e muskulit dhe kushtet inflamatore të nervit. Biopsitë e nervit tipikisht kryhen me anë të ndërhyrjes kirurgjikale.
  • Biopsia e lëkurës ekzaminon tumoret ose një zonë të lëkurës, si një nishan, që ka ndryshuar pamjen e tij. Biopsia e lëkurës mund të kryhet duke rruajtur një pjesë të lëkurës, duke marë një mostër me anë të një bisturie ose me ndonjë instrument që përdoret për të shpuar poret e lëkurës.
  • Biopsia e testikujve përdoret kur kërkohet për infertilitetin e mashkullit. Gjithashtu përdoret edhe për të identifikuar nëse një nyje në testikuj është malinj apo beninj.
  • Biopsia e tiroideve përdoret për të përcaktuar natyrën e nodujve në gjendrat tiroide. Kjo lloj biopsie tipikisht kryhet duke përdorur një gjilpërë nën ndjekjen e ekografisë.