KIRURGJI

Departamenti i Kirurgjisë së përgjithshme i International Turkish Hospital trajton patologji mjekësore nëpërmjet proҫedurave kirurgjikale. Në këtë Departament trajtohet i gjithë spektri i patologjive të kirurgjisë së përgjithshme.

Operacionet mbi patologjitë kirurgjikale të ezofagut:

• polipe të ezofagut;
• kancer ezofageal;
• stiktura të ezofagut;

Operacione gastrike (mbi stomakun):

• trajtim kirurgjikal i ndërlikimeve të ulcerës peptike si stenoza, fistulizime, perforacione;
• trajtim i neoformacioneve, si kancer gastrik, neoformacione të ndryshme;
• korrigjimin e patologjive të stomakut të operuar;

Operacione mbi intestinin (zorrën e hollë):

• tumore intestinale dhe të mezenterit;
• trajtimin e okluzioneve të ndryshme;

Operacione kolo-rectale:

• trajtimin e kancerit të kolonit dexter,
• kolonit transvers;
• të kolonit sinistër dhe rectosigmoidien;

Operacione mbi rrugët biliare dhe heparit (mëlçisë):

• kalkulozën e kolecistës;
• kalkulozën e rrugëve biliare;
• ikterin mekanik beninj dhe malinj;
• echinokok heparin;
• absceset e heparit;

Kirurgjia e pankreasit:

• trajtimi i pseudokisteve të pankreasit;
• trajtimi i tumoreve të pankreasit;

Tumoret e indeve të buta:

• trajtimi i lipomave;
• trajtimi i formacioneve të buta të lëkurës dhe nënlëkurës;

Kirurgjinë e paretit abdominal:

• si herniet inguinale;
• herniet umbilikale;
• herniet incizionale (laparocelat);

Kirurgjinë endokrine:

• mbi gjëndrat tiroide;
• trajtimin e strumave;
• adenomave toksike;
• morbus Basedow;

Kirurgjia e gjëndrave paratiroide.

Surenale (mbiveshkore) feocromocitoma

• tumore kortikale të surenales.

Përdorim të mirë të laparoskopisë në trajtimin e patologjive të ndryshme intraabdominale duke tentuar të realizoje teknikat bashkëkohore:

• ndjekje adekuate dhe sipas protokolleve të fundit spitalore;
• disponibilitet në diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjikal të urgjencave kirurgjikale, si:

o abdomen akut;
o apendicit akut;
o kolecistit akut;
o peritonit;
o okluzionet;
o hernie të inkarceruara;
o drenim të absceseve të ndryshme.