SHERBIME TE TJERA

Filling

Aplikohet  në mollëza, buzë, rrudha, zhduk shenjat etj…  Lënda përbërëse është acidi haluronik. Nuk kufizon lëvizjet si botoksi.

Nëse doni të zvogëloni rrudhat në fytyrë apo vijat nga mimikat, acidi hyaluronik është një zgjedhje e mirë si një mbushës dermal për shkak të pajtueshmërisë së tij me trupin e njeriut. Nëfakt, kjo substancë gjendet te cdo qënie e gjallë, vepron si një rrjet që transferon ushqyesit esencial nga gjaku në qeliza.

Acidi hyaluronik është një substancë natyrale që gjendet në trupin tonë. Përqëndrimet më të larta gjenden në indet lidhëse dhe në lëngun që rrethon sytë tanë. Ai nxirret dhe riformulohet dhe tanimë është një ndër mbushësit më të njohur.

Acidi hyaluronik nuk merret nga kafshët.

 

Kur ky xhel injektohet, ai vepron si një jastëk që fryhet për të mbështetur strukturat e fytyrës dhe indet që mund të kenë humbur elasticitetin në sajë të moshës. Ai gjithashtu sjell ujë në siperfaqe të lëkurës për ta bëre atë të duket e freskët dhe të zhdërvjellët.

Në dekadat e fundit, disa forma të ndryshme sintetike tëacidit hyaluronik janë zhvilluar dhe përdorur për të rregulluar çrregullimet në fushat e reumatologjisë, optalmologjisë dhe riparimin e plagëve. Së fundmi, format sintetike tëacidit hyaluronik prodhohen për tu përdorur në shtime apo fryrje të ndryshme në fytyrë.

Botox

Aplikohet  në mollëza, buzë, rrudha etj…  Materiali i përdorur është allergen (gjerman).

  • BOTOX Cosmetic është nje ilaç me recete I cili injektohet në muskuj dhe për të përmirësuar pamjen në mënyrë të moderuar tek të rriturit, duke filluar nga vijat që krijohen midis dy vetullave dhe mbushje të ndryshme të rrudhave, mollëzave, të vijave dhe kanaleve që na  krijohen rreth syve etj… Periudha e kohëzgjatjes është temporale, pra e shkurtër zakoisht 1-1,5vjet.

Patch

PATCH është një trajtim për kujdesin e zonës së mavijosur rreth syrit. Mund të bëhet nga pacienti në shtëpi me një nga produktet tona me mikrogjilpëra. Zakonisht ofrohet për katër séanca me ngjitëset me mikrogjilpëra. Ne rekomandojmë që ngjitëset me mikrogjilpëra të mbahen të vendosura për dy orë, ndërsa efekti maksimal është kur fle gjithë natën me ngjitëset të vendosura.

Mikrostrukturat shpërndarëse janë aq të vogla sa ¼ e trashësisë sëflokut të njeriut. Ky material shpërndarës në mikrostrukturat e tij përbëhet nga acidi hyaluronik, vitamin C, kolagjen etj. Kjo strukturë mund të penetrojë midis membranave të lëkures dhe të shpërbëhet  nga lagështia brenda lëkurës për të punuar me magjinë e vetë.

Lifting

Metoda njihet botërisht si rrjeta e merimangës. Ky trajtim bëhet me gjilpëra të pajisura me petek, dysh apo tresh për tërheqje të lëkurës, zhdukjen e rrudhave dhe ngritje në pjesët e nevojshme të zonave të caktuara. Efekti i kësaj terapie zgjat 1,5-2 vjet.

Lifting është një trajtim i cili mundëson një pamje 10 vjet më të re të lëkurës suaj pa prerje dhe heq në mënyrë të kombinuar rrudhat e fytyrës. Eshtë një koncept I ri I një lifting të specializuar që përmirëson gjendjen e lekurës së varur dhe rrudhat të cilat krijohen me moshën. Ky trajtim mundëson zgjidhjen më të përshtatshme në varësi të veçorive fizike dhe zonave në një proçes të thjeshtë 30 minuta.

Dhe kështu do të dukeni 10 vjet më tërinj!

Karakteristikat e Lifting:

  • I jep zgjidhje problemeve të të rënave nazolabiale, rrudhave indiane, vijave të të qeshurave, faqeve të rë
  • Linjë fytyre e butë dhe e zhdervjellët me ngritje pa ndë
  • Një efekt ngritjeje të fortë dhe elastik duke stimuluar dermisin gjerë
  • Përmirësim I tonit të lëkurës me rimodelim me kolagjen.

Një proçedurë e thjeshtë dhe e sigurtë me pak ose aspak enjtje dhe gjakderdhje.