Platelet Rich Plasma

(PRP) PLATELET RICH PLASMA

Ekzistojnë disa shkaqe të mëdha të humbjes së flokëve dhe çrregullime të cilat janë të dukshme. Kapilarët të cilët ushqejnë rrënjët e flokut me anë të qarkullimit të gjakut ushqejnë me agjentët e nevojshëm rrënjët e flokëve.

Plazma dhe qeliza të tjera janë përberit kryesor në gjakun që rrjedh në damarët tanë. Por ka shumë faktorë të cilët pengojnë ushqimin e rrënjëve të flokut. Përveç faktorëve gjenetik që mund të ekzistojnë në individ të ndryshëm ekzistojnë dhe disa faktorë mjedisorë si: përdorimi i cigares, ushqyerja në menyrë të çrregullt, përdorimi  produkteve kozmetike etj….

Tek njeriu gjenden 5-6 litër gjak. 50-60% e gjakut tonë është plazma dhe pjesa tjetër 40-50% janë qeliza të tjera. Qelizat kryesore te gjakut janë eritrocitet, lokocitet dhe trombocitet.

Trombocitet janë qelizat me të vogla të gjakut. Në momentin që plagosemi diku, janë trombocitet e gjakut ato që menjëherë vijnë për të ndaluar rrjedhjen në vendin e plagës, pra janë një mbrojtës. Në të njëjtën kohë ndihmojnë në shërimin e plagës. Trombocitet gjithashtu ndihmojnë në rigjenerimin e bazës së lëkures. Për këtë arsye vetitë e trombociteve përdoren për shumë qëllime të tjera.

Pra, nëpërmjet vetë gjakut tuaj ju mund të ktheni pamjen e viteve tuaja të rinis. Terapia  P.R.P, në vitet e fundit  është shumë e përhapur për ushqimin e rrënjeve të flokut, për ushqimin e flokëve të hollë dhe rigjenerimin e fytyrës. Kjo terapi ndihmon për rënien e flokëve, yndyrosjen e tyre dhe zbokthin si dhe për të çarat e lekurës, celulitin dhe shenja të tjera në trup.

Terapia PRP deri më sot njihet si e vetmja terapi me injeksion qe i jep rezultatet që në seancën e parë. Rezultati vjen nga fakti qe kjo terapi ndikon në inde. Kjo proçedurë, e cila zgjat ne total 30 minuta nuk lë asnjë shenjë apo dhimbje. Personi që bën terapinë mund ti rikthehet menjëherë jetës së tij normale. Rekomandohet të bëhet një herë në muaj për tre muaj rresht. Më pas çdo vit është e përshtatshme të bëhet një herë.

Për të gjithë pacientët që bëjnë transplant flokësh, vetullash apo mjekre japim nje trajtim P.R.P dhurate!