Rheumatologji

Rheumatologji

Shërbimi i Rheumatologjisë në International Turkish Hospital  mundëson trajtimin e specializuar të gjithë sëmundjeve reumatizmale si:

  • Artritet Degjenerative (Osteoartriti, Dhimbja e mesit).
  • Sëmundjet reumatizmale (Periartritet, Tendinitet, Fibrmomialgjia dhe Sindromi i Lodhjes Kronike).
  • Artritet Inflamatore (Artriti Reumatoid, Artriti Psoriatik,Spondilartropatitë Inflamatore etj.).
  • Sëmundjet Sistemike të Indit Lidhor dhe Vaskulitet (Lupusi Eritematoz Sistemik, Vaskuliti nekrotizues Wegener dhe format e tjera të vaskuliteve).
  • Sëmundjet metabolike të kockës (Osteoporoza, Morbus Paget).
  • Neuropatitë të tilla si Sindromi i Tunelit Carpal.
  • Sëmundje me natyrë autoinflamatore

 

 

Mjekët e Shërbimit të Reumatologjisë në International Turkish Hospital  , përveç punës në këtë shërbim ofrojnë edhe konsulta në ndihmë të diagnostikimit të pacienteve të shtruar në shërbime të tjera të këtij spitali dhe që kanë paraqitur ndër te tjera elemente të sëmundjeve reumatizmale.

 

 

Në Shërbimin e Reumatologjisë në International Turkish Hospital  , përdorimi i teknikave bashkëkohore laboratorike dhe imazherike mundësojnë nje diagnostikim të shpejtë e të saktë të sëmundjeve reumatizmale. Në këtë drejtim një rol të rëndësishme luajnë edhe:

  • Ekzaminimet hematologjike dhe biokimike.
  • Ekzaminimet imunologjike.
  • Teknikat më bashkëkohore imazherike duke filluar nga nje radiografi digitale për të vazhduar më tej me rezonancën magnetike MRI, PET-CT, ekografine muskuloskeletike, etj.
  • Bashkëpunimet me specialitetet e tjera për marrjen e biopsisë dhe vlerësimin histopatologjik të organeve të prekura në rastin e prekjeve multi organore nga sëmundjet sistemike inflamatore me natyrë reumatizmale.

 

Shërbimi i Reumatologjisë në International Turkish Hospital  është strukturuar në mënyrë të tillë që të ofroj një shërbim të plotë vlerësimi e trajtimi për sëmundjet reumatizmale nëpërmjet:

  • Shërbimit Ambulator në të cilin priten të gjithë pacientet që paraqiten për të realizuar nje vizitë me mjekun reumatolog.
  • Shërbimi Ditor në të cilin hospitalizohen kryesisht pacientë që nuk kanë nevojë për qëndrime të zgjatura në spital por që duhet te realizojne terapi mjekesore për të cilat është e nevojshme ndjekja ne dinamike për disa orë nga ana e personelit mjekësor dhe infermieror si psh.marrja e barnave me rrugë intravenoze (barna biologjik, barnat kundra osteoporozës, etj).
  • Shërbimi Spitalor me shtretër në të cilin hospitalizohen pacientë që kanë nevojë për një vlerësim më të kujdeshsëm e një trajtim të plotë deri në stabilizimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Mjekët e Shërbimit të Reumatologjisë në International Turkish Hospital  , përveç punës në këtë shërbim ofrojnë edhe konsulta në ndihmë të diagnostikimit të pacienteve të shtruar në shërbime të tjera të këtij spitali dhe që kanë paraqitur ndër te tjera elemente të sëmundjeve reumatizmale.