Ne përpiqemi të tejkalojmë pritshmerite e të gjithë pacienteve(klienteve) tanë duke u angazhuar të ofrojmë cilësi dhe standart te larte sherbimi.
Ne nxisim një atmosferë besimi, bashkëpunimi me gjithe ekipin multidisplinar.
Komunikim i ndershëm dhe i hapur me pacientët dhe me stafin eshte ai qe na karakterizon.
Ne i trajtojmë të gjithë me mirësjellje dhe dhembshuri.
Ne punojmë në partneritet për të ofruar risi qe cojne ne përmiresim te cilesine te jetes se pacienteve dhe komunitetit
ITH një spital me reputacion të klasit botëror, duke ofruar shërbime si në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, por rrënjët tona qëndrojnë në zemrën e komunitetit tonë lokal.
Ai përfundoi arsimin e tij universitar për Ekonomi ne Universitetin e Stambollit dhe magjistraturën në Tregje Kapitali dhe PhD në Bursë, Financë dhe Bankë dhe është në fazën e tezës. Mehmet Fesli punoi si Auditor Bankash, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm në Echomar, Medicalpark dhe në Universal Hospital Group si Anëtar i Bordit Ekzekutiv.
Ai krijoi International Turkish Hospital me Ahmet KAL në 2014 dhe mban rolin si CEO.
Ai përfundoi arsimin e lartë per Ekonomi në Universitetin Selçuk dhe master në Financë. Ahmet KAL ka punuar si Ekspert i Tregtisë së Jashtme në grupe të mëdha, pastaj si Drejtor i Përgjithshëm dhe Partner i Spitalit Doğa dhe Universal Hospital Group Konya Hospital.
Ai se bashku me Mehmet FESLİ krijuan International Turkish Hospital në 2014 Ai mban rolin e COO-Partner për të gjitha operacionet në International Turkish Hospital .
Ajo përfundoi arsimin e larte prane Fakultetit te Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dhe u specializua në diagnose me imazhe dhe PHD në “Kanceri i mushkërive, korrelacionet patologjike dhe imazherike” është në fazën e tezës. Eshte specializuar në spitalin rajonal të Rimini, Emiglia Romagna, per Kardio -Imazheri dhe gjithashtu ka kryer specializimin në Spitalin Universitar, Carreggi, FIRENZE, në fushën e radiologjisë ndërhyrëse. Arjana Sina eshte Pedagoge në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti Mjekësor, Tiranë.
Për 4 vjet punoi si Shef i Departamentit të Imazheve Diagnostike dhe Intervenuese të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”.