Cfarë duhet të bëj nëse kam vizituar një zonë ku COVID-19 po përhapet?

2629-1200x675.jpg

Nëse keni vizituar kohët e fundit (14 ditët e kaluara) zonat ku COVID-19 po përhapet, ndiqni udhëzimet :

Vetë izolouni duke qëndruar në shtëpi edhe nëse filloni të ndjeheni jo mirë,  me simptoma të lehta si dhimbje koke, temperature të shkallës së ulët (37.3 ° C ose më lart) dhe rrjedhje hundësh të lehtë, derisa të shëroheni.

Nëse është thelbësore për ju që dikush t’ju sjellë furnizime ose të dilni jashtë, p.sh. për të blerë ushqim, atëherë vishni një maskë për të mos infektuar njerëzit e tjerë.

Pse?

Shmangia e kontaktit me të tjerët dhe vizitat në institucionet mjekësore do t’i lejojë këto lehtësira të funksionojnë në mënyrë më efektive dhe t’ju ndihmojnë të mbroni ju dhe të tjerët nga COVID-19 dhe viruse të tjera të mundshme.

Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, kërkoni menjëherë këshillim mjekësor pasi kjo mund të jetë për shkak të një infeksioni të frymëmarrjes ose një gjendje tjetër serioze. Telefononi paraprakisht dhe tregoni ofruesit tuaj te kujdesit shendetesor për ndonjë udhëtim ose kontakt të fundit me udhëtarët apo me nje person te infektuar.

Pse?

Telefonanata paraprakisht do të lejojë ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor që t’ju drejtojë shpejt në institucionin e duhur shëndetësor. Kjo gjithashtu do të ndihmojë për të parandaluar përhapjen e mundshme të COVID-19 dhe viruseve të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


ITH eshtë një institucion mjekësor i përkushtuar për të ofruar kujdes cilësor ,vëmendje te pakursyer ndaj përsosmërinë klinike dhe sigurise se pacientit, me një pasion të pashembullt nga gjithe stafi ,për të siguruar kujdesin shëndetësor më të mirë për ata që ne shërbejmë. ITH eshte vendi ku opinioni mjeksor nuk njeh kombesi.

Recent Posts

Copyright by Abitech 2020. All rights reserved.