Blloku, Rruga Donika Kastrioti 3 Tiranë, Albania
24 orë hapur E Hënë - E Diel

Cfarë është Hepatiti Viral dhe llojet e tij

Cfarë është Hepatiti Viral dhe llojet e tij

Hepatiti Viral është një inflamacion i mëlçisë, shkaktuar nga infeksionet virale. Viruset tipike të hepatiteve janë A,B,C,D,E Këto pesë lloje virusesh janë me interes të madh për shkak të potencialit të tyre për shpërthime dhe përhapje epidemike, barrës së sëmundjes dhe vdekjes që ata shkaktojnë. 

Hepatiti B: HBV Shkaktohet nga Virusi i Hepatitit B, i njohur si HBV (Hepatitis B Virus).Virusi gjendet në gjak dhe në lëngjet e trupit, si sperma apo lëngu vaginal. Infeksioni përhapet nëpërmjet disa rrugëve: kontaktit seksual të pambrojtur, nga nëna shtatzënë e infektuar tek bebja,kontaktit me gjak,transfuzioneve të gjakut apo shiringave e ageve josterile,gjatë kryerjes së procedurave invazive apo tatuazheve në kushte josterile. Periudha e fshehtë është 2 deri në 6 muaj. 5%-10 % e të sëmurëve që e kalojnë Hepatitin Viral B, bëhen bartës kronikë të virusit. Gjithashtu, bartës kronikë bëhen edhe rreth 90% e bebeve të lindura nga nënat me Hepatit Viral B . Rreth 1% e infeksioneve akute me Hepatit Viral B (HBV) përparojnë mjaft shpejt në forma të rënda, të cilat quhen hepatite të rrufeshme (fulminante) dhe që kanë vdekshmëri të lartë deri në 60%. Bartësit kronikë kanë rrezik më të lartë për të bërë cirrozë dhe kancer të mëlçisë.

Hepatiti C: HCV Shkaktohet nga Virusi i Hepatitit C, i njohur si HCV (Hepatitis C Virus). Infeksioni përhapet njëlloj si infeksioni nga Hepatiti B,pra nëpërmjet të njëjtave rrugë: kontaktit seksual të pambrojtur, nga nëna shtatzënë e infektuar tek bebja,kontaktit me gjak, transfuzioneve të gjakut apo shiringave e ageve josterile, gjatë kryerjes së procedurave invazive apo tatuazheve në kushte josterile. Periudha e fshehtë është 6 deri në 10 javë. Hepatiti Viral C shkakton në 80% të rasteve hepatit kronik dhe 5-20% e rasteve kalojnë në cirrozë dhe kancer të mëlçisë.

Testet laboratorike per hepatitet B dhe C

ALT (SPGT)

AST(SGOT)

Bilirubina Direkte dhe Indirekte

Bilirubina Totali

Antigjeni siperfaqesor –Hepatiti B

Antitrupa per Hepatitin C

Anti HBc IgM

Anti HBe IgM

Anti HBC Totale

HBeAg

Leave your thought here

Login Account

Already a Medilab Customer?

Invaild email address.

6 or more characters, letters and numbers. Must contain at least one number.

Your information will nerver be shared with any third party.