Ekografia është një ekzaminim mjekësor jo invaziv i cili i ndihmon mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme.
RM përdor një fushë të fuqishme magnetike, valë radio dhe një kompjuter për të prodhuar pamje të detajuara të organeve, indeve të buta, kockave dhe virtualisht të gjitha strukturave të tjera të brendshme të trupit. RM nuk përdor rrezatim të jonizuar (rrezet x). Imazhet e detajuara të RM i mundësojnë mjekut të vlerësojë më mirë pjesët e trupit dhe sëmundje të veçanta që nuk mund të përcaktohen në mënyrë të përshtatshme me metodat e tjera të imazherisë si grafinë, ekografinë ose tomografinë e kompjuterizuar (e quajtur edhe CT )