Pages

LABORATORI

International Turkish Hospital

Laboratori


Internarional Turkish Hospital eshte i pajisur me laborator te standarteve europiane duke bere te mundur ekzaminimet e meposhtme :

• Teste biokimike në gjak, urinë dhe likidin cerebrospinal
• Teste biokimike rutinë
• Markuesit kardiakë
• Teste biokimike të detajuara të diabetit
• Teste biokimikë të osteoporozës
• Check Up sipas moshës dhe seksit
• Faktorët e koagulimit në mënyrë të detajuar
• Monitorim i medikamenteve dhe drogave në gjak dhe urinë
• Teste të detajuara alergjikë (pneumoalergen, alergene ushqimore)
• Teste hematologjie
• Elektroforeza e hemoglobinës
• Enzimat eritrocitare dhe leukucitare
• Depozitat e hekurit në gjak
• Teste hormonale dhe markues tumoral
• Hormonet e fertilitetit
• Hormonet e tiroides
• Hormonet e hipofizës, etj
• Markuesit tumoral të traktit gastro-intestinal
• Markuesit tumoral të gjirit dhe vezoreve
• Markuesit tumoral të pulmonëve
• Markuesit tumoral të prostatës
• Markuesit tumoral të testikujve, etj.

Teste mikrobiologjike:

• Kultura mikrobiologjike të të gjitha materialeve biologjike (gjak, urinë, likide, pus, sekrecione
vagjinale dhe uretrale, etj.)
• Parazitozat e ndryshme
•Hepatite (hepatiti A,B,C,D,E)
• HIV (Sida)
• Markerat e agjentëve të tjerë infektivë dhe virusalë.

lab4

Aparaturat qe jane ne perdorim prane laboratorit tone jane teknologjia me e fundit ne fushen  laboratorike te kompanive me te mira siç eshte BECKMAN – Coulter, TOSHIBA etj; teresisht automatike, me kalibrim 24 oresh dhe me precision te kontrollit te cilesise ndermjet 1 SD ( standarti i pare ). Paralelisht kesaj teknologjie,  laboratori eshte i pajisur  me sistemin informatik te personalizuar per cdo instrument,  per te shmangur gabimet njerezore dhe ne memorizimin e te gjithe rezultateve laboratorike te cdo pacienti, ne kohe reale dhe ne vazhdimesi.

Suksesi ne laboratorin ITH eshte i udhehequr nga parimet e etikes mjekesore, saktesine, besueshmerine si dhe bashkepunimin ne kryerjen e ekzaminimeve laboratorike, dhe ne performancen e stafit te kualifikuar te mesem dhe te larte.




LABORATOR ANALIZASH MJEKESORE

Diagnoza laboratorike realizohet me paisje moderne dhe bashkëkohore sipas standarteve më të larta, por edhe në përzgjedhjen e stafit profesionist të mesëm dhe të lartë,i cili realizon vlerësimin e rezultateve laboratorike përmes standarteve dhe protokolleve te aprovuara nga CDC dhe QA. Standartet e laboratorit realizohen permes procedurave që kanë lidhje me materialet referente të përdorura,procedurave dhe teknikave referuese për cdo analizë dhe përmes procedurave sekondare matëse. Standartizimi i programeve në mënyrën bashkëkohore jo vetëm që përmirësojnë matjet laboratorike të testeve, por garanton edhe rritjen e besueshmërisë së tyre. Performanca e laboratorit tonë bazohet në programet e percaktuara nga CDC dhe QA ( Quality Assurance).

ITH eshtë një institucion mjekësor i përkushtuar për të ofruar kujdes cilësor ,vëmendje te pakursyer ndaj përsosmërinë klinike dhe sigurise se pacientit, me një pasion të pashembullt nga gjithe stafi ,për të siguruar kujdesin shëndetësor më të mirë për ata që ne shërbejmë. ITH eshte vendi ku opinioni mjeksor nuk njeh kombesi.

Copyright by Abitech 2020. All rights reserved.