Blloku, Rruga Donika Kastrioti 3 Tiranë, Albania
24 orë hapur E Hënë - E Diel

GASTROENTEROLOGJI

Gastroenterologji

Departamenti i Gastroenterologjisë i International Turkish Hospital. është i specializuar në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të traktit (aparatit) tretës.

Stafi i Mjekëve të këtij Departamenti, me një eksperiencë të gjatë profesionale, diagnostikojnë dhe trajtojnë patologjitë që kanë të bëjnë me pankreasin, ezofagun, stomakun, zorrën e hollë dhe kolonën (zorrën e trashë).

Ky Departament është i pajisur me aparatura të teknologjisë së fjalës së fundit të kësaj fushe, të cilat krijojnë lehtësira dhe saktësi gjatë ekzaminimeve endoskopike si për pacientin ashtu edhe për stafin mjekësor, duke mundësuar ofrimin e një shërbimi optimal.

Në këtë Department, proçedurat endoskopike, (të cilat janë proçedura shumë të sigurta dhe të përshtatshme për pacientin, ku përdoret një tub fleksibël dhe i gjatë me një kamera të instaluar në fund të këtij tubi, i cili inserohet në brendësi të trupit të pacientit për të diagnostikuar dhe trajtuar problemet e ndryshme që paraqet pacienti), zakonisht realizohen duke i aplikuar pacientit një anestezi e lehtë, e cila i garanton pacientit një proçedurë komode, të sigurt dhe njëkohësisht edhe të saktë.

Procedurat e gastroenterologjise:

1.  Vizitë gastroenterologjike
2. Endoskopi e sipërme digjestive / Ezofagogastroduodenoskopia
3. Rektosigmoidoskopia
4. Kolonoskopia totale
5. Polipektomi endoskopike
6. Ekstraksion i trupave te huaj

Login Account

Already a Medilab Customer?

Invaild email address.

6 or more characters, letters and numbers. Must contain at least one number.

Your information will nerver be shared with any third party.