Sa kohë mbijeton virusi në sipërfaqe?
Nuk është e sigurt se sa kohë virusi që shkakton COVID-19 mbijeton në sipërfaqe, por duket se sillet si koronaviruset e tjerë. Studimet sugjerojnë që koronaviruset (përfshirë informacionin paraprak mbi virusin COVID-19) mund të vazhdojnë të qëndrojnë në sipërfaqe për disa orë ose deri në disa ditë. Kjo mund të ndryshojë në kushte të ndryshme (p.sh. lloji i sipërfaqes, temperatura ose lagështia e mjedisit).