Endokrinologji
Kabineti i Endokrinologjisë ne International Turkish hospital, ndihmon pacientët për të jetuar të shëndetshëm dhe aktiv, pavarësisht problemeve që ata kanë me diabetin, obezitetin, sëmundjet e tiroides apo patologji të tjera endokrine. Qëllimi ynë është të identifikojmë shkaqet e problemeve të ndryshme endokrine dhe të gjejmë mjekimin më të mirë. Ne gjithashtu i kushtojmë shumë kujdes edukimit të pacientëve që vuajnë nga këto patologji, që shpesh u ndryshojnë cilësinë e jetës.
Shërbime dhe Trajtime
- Diagnostikimi dhe trajtimi i patologjive të tiroides, hypertiroidizmit, hypotiroidizmit,
nodujve të tiroides etj - Trajtimi dhe monitorimi i pacienteve me Diabet Metitus tip 1 dhe tip 2
- Kirurgji të tiroides dhe paratiroides
- Trajtimi dhe monitorinimi i Diabetit Gestacional (diabetit të shtatzanisë)
- Kontrolli dhe trajtimi i komplikacioneve akute dhe kronike të diabetit
- Kryerja e FNA-Citologjisë së nodujve të tiroides, shintigrafisë së tiroides dhe trajtimit me jod.
- Trajtimi dhe monitorimi i kancerit të tiroides
- Diagnostikimi dhe trajtimi i patologjive të paratiroides.
- Diagnostikim dhe trajtimi i patologjive të glandulës adrenal (surenale).
- Diagnostikimi dhe trajtimi i patologjive të hipofizës (akromegali, prolaktinomë, diabet insipid etj)
- Kirurgji të hipofizës