Gjinekologji, Obsteter & IVF
Në Klinikën e Fertilitetit te International Turkish Hospital, i gjithë stafi është i përkushtuar për të ofruar kujdes dhe trajtim profesional të nivelit më të lartë si dhe mbështetje emocionale për të gjitha çiftet, si për gratë ashtu edhe për burrat, të cilët janë në kërkim të realizimit të ëndrrës së tyre më të madhe, të bëhen prindër. Stafi ynë i mjekëve profesionistë dhe me shumë eksperiencë, turq, së bashku edhe me stafin ndihmës, ofrojnë një shërbim të plotë mjekësor, duke filluar që nga përcaktimi i shkaqeve të infertilitetit femëror apo mashkullor dhe më pas në përcaktimin për secilin nga çiftet të një trajtimi mjekësor të personalizuar dhe adekuat me qëllimin e vetëm, arritjen e rezultateve optimale. Programet e trajtimit në Klinikën tonë mbështeten nga aparatura nga më bashkëkohoret dhe të fjalës së fundit të Teknologjisë së Riprodhimit të Asistuar (ART) si dhe nga një Laborator Embriologjik shumë i avancuar. Për secilin nga trajtimet që aplikohet tek çiftet, atyre ju jepet një informacion i plotë rreth procedurës, shanseve për shtatzani dhe natyrisht që sejcilit prej çifteve ka mundësinë për të bërë pyetje rreth trajtimit, medikamenteve dhe mënyrën e marrjes së tyre, dhe gjithçka tjetër që do të donin të dinin përpara se të ndërmerrnin çfarëdolloj hapi në këtë drejtim. Përpara dhe gjatë trajtimit, çifteve ju kërkohet të njihen paraprakisht me proçedurat përkatëse, kohën e nevojshme për kryerjen e këtyre proçedurave, planifikimin e kohës së nevojshme për të kryer trajtimin dhe gjithçka tjetër që i ndihmon ata për të marrë vendimin e tyre, proçes ky i cili asistohet gjithmonë nga stafi ynë i specializuar.
Klinika e Fertilitetit, ne International Turkish Hospital ofron shërbimet mjekësore si më poshtë:
- Fekondim In Vitro (IVF)
- Intra Cytoplasmic Sperm Injection (ICSI)
- Inseminim intra-uterin (IUI)
- Induksion të ovulimit
- Planifikim kontakti
- Menaxhim i fertilitetit
- Monitorim i shpeshtë i ciklit dhe ekografi
- Aspirim i vezëve
- Transferim embrioni
- Ngrirje dhe ruajtje e embrionit
- Marrje e Spermes nga Testikuli/Epididimusi
- Analizë e spermës
- Ngrirje dhe ruajtje e spermës
Sherbime te obstetrikes
Ekipi ynë profesionist i Shërbimit të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në International Turkish Hospital, ka një gamë të gjerë njohurish dhe përvoje për t’ju siguruar një periudhë shtatzanie të lumtur e të shëndetshme nëpërmjet kontrolleve mujore.
Shërbimet obstetrike:
- SHTATZANIA
- Kontroll obstetrik dhe Ultrasonografi
- Ultrasonografia Doppler
- Ekokardiografia fetale
- Ekzaminimi I tremujorit të parë
- Ekzaminimi I tremujorit të dytë
- Biopsia e vileve koriale (CVS)
- Amniocenteza
- Reduktimi multifetal
- Testi Antenatal
- Lindja
Shërbimet e Gjinekologjisë
Është shumë e rëndësishme që kontrollet gjinekologjike të zbulojnë probleme shëndetësore dhe sëmundje ekzistuese ose të mundshme, në mënyrë që të fillojë mjekimi i duhur përpara sesa të prekeni prej tyre.
Mjekët dhe personeli i specializuar i Klinikës trajtojne kryesisht ata pacientë që paraqiten në klinikë me mioma, ciste të ndryshme, gjakrrjedhje pa shkak për njëkohë të gjatë dhe probleme shëndetësore të ngjashme. Në rast se mjekiminuk është efektiv, trajtimi kryhet me metoda të ndryshme kirurgjike,duke filluar së pari me kirurgjinë endoskopike.
Shërbime gjinekologjike:
- GJINEKOLOGJI
- Ekzaminimi gjinekologjik vjetor
- Planifikimi familjar
- Urgjencat gjinekologjike
- Gjinekologjia pediatrike dhe për adoleshentët
- Gjinekologjia urologjike
- Endokrinologjia gjinekologjike
- Menopauza
- Çrregullimet menstruale
- Sindroma e cisteve të shumëfishta në vezore
- Endometriozë
- Onkologji gjinekologjike
- Operacione gjinekologjike
- Pap test
Operacione endoskopike
- Laparoskopi
- Histeroskopi
- Mikro TESE